LEXONI GAZETEN - Muaji SHTATOR

gazeta_koopertina

 Duhet te keni Acrobat Reader Kliko ketu per download

Moti ne Korce

Kembimi Valutor

Kursi merret nga Yahoo Finance
Sasia
Nga
Ne:


Foto Lajm

  • An Image Slideshow
  • An Image Slideshow
  • An Image Slideshow
  • An Image Slideshow
  • An Image Slideshow
  • An Image Slideshow
  • An Image Slideshow
Botuesi i Gazetes Korca - Z. Vehbi Furxhi
Botuesi i Gazetes Korca - Z. Vehbi Furxhi - Ese: Njerezit Vdesin nga STRESET PDF Print E-mail
Shkruar nga Vehbi Furxhi   
E Premte, 10 Tetor 2008 19:45
Permbajtja
Botuesi i Gazetes Korca - Z. Vehbi Furxhi
Ese: Jeta!
Ese: Njerezit Vdesin nga STRESET
Poezi: Ftoi dhe Une
Poezi: Ti dhe Jeta
Tregim: Zonja me Trendafil
Te gjitha faqet
ESE: Njerëzit “vdesin” nga STRESET?!...

Një shprehje që dikujt i duket fluide, por që ai në çast nuk e kupton, se edhe ai,  është “viktimë” e tyre...
A e kini parë, se si “krimbi bren drunë”, mollën?!....
Ashtu e bren dhe STRESI njeriun. Në fillim pak e nga pak e pastaj mbasi e ka shkatërruar në mënyrë periodike e rrëzon përtokë, për të mos u ngritur kurrë më, siç ndodh me një mollë, që mbasi e ka “ngrënë krimbi”, bie në tokë për t’u kalbur në  të....
Stresi vepron tamam siç vepron pika e ujit që bie në mënyrë periodike në një enë të zbrazur, të shpuar, kur njeriu është i mbyllur në një dhomë të errët në terrin e natës e qetësisë ogurzezë e s’ka mundësi të dalë prej saj. (Kjo metodë kineze është nga më origjinalet dhe më djallëzoret që ka shpikur truri i njeriut për ta torturuar vetë shpikësin e saj njeriun). Në fillim truri i njeriut reagon me tërë fuqinë e tij vitale për ta përballuar këtë tingull variabël, që prish qetësinë e plotë të natës në izolimin e dhomës, por me kalimin e kohës njeriu bëhet nervoz... Truri i tejngopur me impulse nervore centripete - qëndra vitale e trurit – impulse nervore centrifuge - refleksione  neuro-fiziko-biologjike..... vazhdon reagimin, deri sa ndodh pika kritike e mospërballimit, ndodh “KËRCITJA” që çakordon sistemin neuro-humoral, e bën atë të pakontrollueshëm, të papërgjegjshëm, deri në shfaqie skizofrenie, dridhje nervore e fizike....
Përballimi i kësaj torture është, sa ideale, aq dhe fiziko-biologjike, e neuro-humorale dhe e veçantë për çdo njeri. Njerëz që fitojnë mbi të quhen njerëz të “FORTË”!
Çka i bën ata të veçantë “TË FORTË”, në ndryshim nga ata që i “RËNON” shpejt është një problem i veçantë, që duhet trajtuar në një shkrim tjetër...
Edhe “STRESI”, ashtu fillon, e ashtu mbaron, individual dhe kompleks, me reagim dhe zmbrapsje, me “viktima” dhe me “fitimtarë”!....
Po kush e krijon “STRESIN”!...
Stresin e krijon në mënyrë graduale, ashtu si pa kuptuar, faktorë individualë dhe shoqërorë, ai sa është i veçantë për çdo njeri, aq është dhe i përgjithshëm, është i komplikuar dhe i ndërthurrur me shumë faktorë të tjerë, me ata që e lindën e ishin primarë më vonë bëhen sekondarë, për t’ia u lenë vendin sekondarëve, që bëhen primarë. Stresi është gjithëpërfshirës.
Njeriu është qenie biologjike, shoqërore, si i varfëri dhe i pasuri, si punëtori, fermeri dhe intelektuali, si i rrituri dhe fëmija..., janë “TABELË QITJEJE” e përditshme e stresit, i cili në fillim është i papërfillshëm, por pastaj ai në mënyrë graduale akumulohet në mënyrë potenciale e të ndërlikuar dhe behet pjesë përbërëse e sistemit neuro-humoral, e vetë jetës së njeriut duke shkatërruar në mënyrë graduale qendrat më vitale të njeriut: trurin, zemrën.... e të tjera.
Stres krijon dhe “SKAMJA” dhe “KAMJA”, sepse e para lidhet me luftën e përditshme për të siguruar jetesën nga ana ekonomike, por dhe e dyta (kamja) nxit: lakminë, mënyrat “mafioze e kriminale” për t’u pasuruar në mënyrë të pandershme, pangopësinë, frikën për të mos i humbur ato që ke fituar... e të tjera, e të tjera.....
Stres krijon KRIMI, që nuk po arrihet të kontrollohet, duke krijuar tek njerëzit pasiguri dhe frikë (Kujtoni MASKAT!....)
Stres krijojnë armët e rrëmbyera nga hapja brutale e depove, e që gjenden nëpër shtëpira, si një “gjarpër” i zi helmues kobëzi....
Shikoni si janë mbushur rrugët e qyteteve dhe ato nacionale  me “LAPIDARË” të improvizuar. Edhe ata ishin djem nënash, nënash që u ka ngrirë buzëqeshja në buzët e nxira e shpirtin e helmuar, e mendjen a stresuar.
Ata nuk ranë për ATDHE, ata i griu si me kosë “Lufta” midis klaneve mafioze.... E këto “lapidarë” krijojnë çdo ditë strese...
Strese krijon mungesa e energjisë elektrike, e ujit........
Stres krijon edhe alkooli, cigaria, lojërat e fatit, prostitucioni, shpifja e intriga....
Stres krijon dhe media e shkruar dhe elektronike me “KRONIKAT E ZEZA” që nga mëngjesi, e deri sa bie fle njeriu, duke parë ëndrra të llahtarisura.
Strese krijon “LUFTA E NXEHTË POLITIKE” (56 PARTI...).......
Stres krijon papunësia, fondamentalizmi, nepotizmi, provincializmi, mosrespektimi i punës intelektuale dhe dinjitetit të tyre......
Stres krijon EMIGRACIONI me gjithë të mirat dhe dukuritë negative që mbart ai me vete.......
Po del pyetja STRESI është i papërballueshëm nga njeriu?.....
Si mund të përballohet e të amortizohet ai?....
STRESI është një fenomem socialo - biologjik, i pashmangshëm, jo vetëm tek ne por në të gjithë botën, por që ka veçantitë e përmasat e tij sipas, popujve, vendeve, e problemeve politiko, sociale të veçanta për secilin, këtu përfshi shtresat shoqërore, grupmoshat e të tjera....
Stresin e përballon, shkolla, kultura, fiskltura e sporti, jeta e puna e ndershme, dinjiteti i njeriut, leximi, kinemaja, teatrot, muzeumet, muzika, parqet çlodhëse, lëvizja e njeriut, udhëtimet, përballimi i JETËS ashtu siç eshtë me të mirat e të këqijat e saj (ku hyn dhe stresi).
STRESI I KOHËS SË SOTME MUND TË PËRBALLOHET ME SUKSES PËRVEÇ FAKTORËVE TË MËSIPËRM, SEPSE NJERIU, SIÇ THOTË POPULLI, “ËSHTË MË I FORTË SE  GURI”, POR DHE GURI THËRRMOHET ME KALIMIN E KOHËS, KUR MBI TË BIE VAZHDIMISHT NJË “PIKË UJI”?! PRANDAJ KJO PIKË UJI NUK DUHET TË QUHET E PAPËRFILLSHME! PUNA NUK KA MOSHË. NJERIU DUHET TË PUNOJË GJATË GJITHË JETËS. PUNËT JANË TË NDRYSHME. NJERIU KUR NUK PUNON  I KRIJOHEN STRESE TË CILAT SJELLIN PASOJAT QË TRAJTUAM MË SIPËR.
NJERIU DUHET TË “SHUHET” DUKE PUNUAR, E JO TË VDESË NGA STRESET!



Modifikuar per here te fundit ( E Shtune, 30 Prill 2011 19:44 )
 

Sondazh

A mendoni se ne Korce informimi publik eshte korrekt?
 

Komentet e Fundit

Foto nga Qyteti

  • Slideshow nga qyteti
  • Slideshow nga qyteti
  • Slideshow nga qyteti
  • Slideshow nga qyteti
  • Slideshow nga qyteti
  • Slideshow nga qyteti